Greqi, kishin 57 kg drogë në makinë, kapet shqiptari, tjetri në kërkim

Kronikë e zezë

Greqi, kishin 57 kg drogë në makinë, kapet shqiptari, tjetri në kërkim

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 17:15
Pamje nga aksioni

Policia greke ka ndërmarrë një operacion antidrogë në aksion rrugor Kapshticë – Kostur. Një shqiptar u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim. Policia helene tentoi të ndalë një makinë, por se drejtuesi nuk iu bind urdhrit, shtoi shpejtësinë dhe u largua në drejtim të kufirit të gjelbër. Forcat policore greke kanë vijuar ndjekjen dhe kanë pikasur makinën në Botaniko të Kosturit.

Sapo kanë parë policinë, poseduesit e lëndës narkotike janë futur në pyll me vrap. Por policia e shtetit fqinj e arrestoi një shqiptar 47 vjeç dhe se kapi në makinë tre çanta me 57 kg drogë. Ndërsa po punohet për të kapur shoferin e automjetit, një 38-vjeçar po shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat