Një person nga fshati Brezne e Dragashit ka raportuar se shtëpia e vëllait i cili jeton jashtë vendit është përfshirë nga zjarri.
Sipas Policisë pas lokalizimit të zjarrit është vërejtur se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën dhe dyshohet se pas vjedhjes ia kanë vënë flakën shtëpisë.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.