Arrestohet vlonjati i dënuar për grup të strukturuar kriminal, theu masën e sigurisë - Bota Sot
Arrestohet vlonjati i dënuar për grup të strukturuar kriminal, theu masën e sigurisë

Kronikë e zezë

E martë, 20 nëntor 2018

Arrestohet vlonjati i dënuar për grup të strukturuar kriminal, theu masën e sigurisë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 10:34
Ilustrim

Një 46-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Vlorës pasi ka thyer masën e sigurisë që i ishte vendosur nga gjykata e Milanos.
Ai ishte arrestuar dhe dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe pritej ekstradimi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Policia ka ndaluar një shtetas i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, duke u larguar nga vend qëndrimi i vendosur nga Gjykata e Milanos!

Më datë 04.02.2018, rreth orës 23:30, në lagjen “Pavarsia”, në vendin e quajtur “Aulona”, është kapur nga shërbimet policore, shtetasi Grigor Lamaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm është me masë sigurie “Arrest shtëpie”, me qëllim ekstradimi.

Ky shtetas ka marrë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg për veprën Penale, “Organizatë kriminale në bashkëpunim, ndihmë dhe favorizim prostitucioni”, të parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test