Mbi 260 ‘goditje’/ Shkatërrohet banda shqiptare në Francë

Kronikë e zezë

Mbi 260 ‘goditje’/ Shkatërrohet banda shqiptare në Francë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 17:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhjetë shqiptarë janë arrestuar më herët gjatë kësaj javë në Francë. Ata akuzohen si pjesë të një bande që kanë kryer të paktën 260 vjedhje banesash në rajonet Bouches-du-Rhone, Alpes-Maritimes, Var dhe Vaucluse.

Rezultatet e aksionit të xhandarmërisë franceze janë bërë publike këtë të mërkurë në një dalje për mediat. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë me dije.

Gjatë kontrolleve, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar telefona celularë, tableta, çanta luksoze dhe bizhu, që dyshet se janë vjedhur nga banda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat