Biznesmenit nga Shijaku i troket policia në derë, lidhja e paligjshme e ujit i kushton shtrenjtë

Kronikë e zezë

Biznesmenit nga Shijaku i troket policia në derë, lidhja e paligjshme e ujit i kushton shtrenjtë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Policia ka nisur një kallëzim penal në prokurorinë e Durrësit, për një biznesmen me origjinë nga Shijaku.

Shkak i kallëzimit është një lidhje e paligjshme e ujit, e gjetur nga autoritetet gjatë një kontrolli në biznesin e shtetasit me inicialet F.K, 57 vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

• F.K. 57 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të kryer në biznesin e tij nga Punonjësit e Ujësjellës- Kanalizimeve Durrës u konstatua se ka bërë lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit” parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat