Tre të arrestuar për falsifikim parash - Bota Sot
Tre të arrestuar për falsifikim parash

Kronikë e zezë

E enjte, 18 tetor 2018

Tre të arrestuar për falsifikim parash

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 10:20
Ilustrim

Njësitet policore kanë arritur të ndalojnë tre persona të dyshuar, në një pompë të derivateve në komunën e Kllokotit, ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit bereta, me 6 copë fishekë, para në kartëmonedha me vlerë të përgjithshme prej 19.200 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas Policisë, kjo shumë e parave të falsifikuara do të blihej për 5.000 euro para origjinale.

“Në këtë operacion policor janë arrestuar të dyshuarit B. S. lindur me 1986 m/sh, shtetas i Maqedonisë, B. R. lindur me 1997 m/sh/k, B. R. lindur me 1993 m/sh/k. Pas arrestimit të personave të dyshuar, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarave të lartshënuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test