I shpetojnë burgut perjete dhe denohen me nga 24 vite burgim dy te rinjte, qe vrane shqiptarin 22-vjecar Xhuliano Brahimllarit, me origjinë nga Dukasi i Fierit, i cili u gjet i masakruar në një qytet të Belgjikës, në Koekelberg.
Mediat vendase shkrujane se vendimi u mor nga gjykata ne Bruksel pasditen e djehsme, duke denuar shtetasit Vincent De Bruycker dhe Denis Nikolovska me 24 vjet burgim.
Avokati Jean-Marie Mawet kishte kërkuar burgim të përjetshëm për dy të rinjtë ne akuze, por trupi gjykues mori parasysh dy rrethanat lehtësuese të deklaruara nga avokatët mbrojtës: mungesa e një procesi penal dhe mosha e re e palëve fajtore.
Dy te rinjte, akuzohen se ne bashkepunim me njeri tjetrin vbrane me hanxhar dhe e copetuan studentin shquptar, me te cilin kishin pasur miqesi me heret.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi ne qershor te vitit 2015, në Koekelberg. Nderkohe qe trupi i tij i copetuar u gjet ne 9 qershor te po atij viti.
Ai u zbulua nga punëtorët komunalë te zones gjate nje procesi rutine pune. Kujtojme se me heret familjare te Xhuliano Brahimllarit kishin kerkuar ndihme, pasi e deklaruan te zhdukur.
Hetimet zbuluan me tej se dy autoret e kishin planifikuar vrasjen makabre. Ata e vrane dhe me pas e copetuan, duke i shperndare pjeset per te zhdukur gjurmet.