Ndalohen dy kërçovarë për favorizim të emigracionit klandestin

Kronikë e zezë

Ndalohen dy kërçovarë për favorizim të emigracionit klandestin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:41
ilustrim

Nëpunësit policorë të Stacionit policor Gjevgjeli mbrëmë, gjatë një kontrolli të rastësishëm të një automjeti tip “Audi A4” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga shtetasi me inicialet B.A., 41 vjeç, nga fshati Sërbicë i Kërçovës i cili ndodheshe edhe në shoqërinë e shtetasit tjetër po nga Kërçova, fshati Aranjel, me inicialet A.N.,39 vjeç, janë zbuluar se në veturën e tyre po transportonin tetë emigrantë ilegal të ardhur nga Greqia.

Më pas u zbulua se emigrantët ishin shtetas nga Irani, Iraku, Pakistani dhe nga Turqia të cilët nuk dispononin dokumenta identifikimi. MPB-ja informoi se këta persona janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur Meçkin Kamen në Gjevgjeli gjatë një patrulle rutinë.

Pas dokumentimit të plotë për rastin o parashtrua kallëzim penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat