Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, maqedonsi arrestohet në kufirin shqiptar

Kronikë e zezë

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, maqedonsi arrestohet në kufirin shqiptar

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 10:55
ilustrim

Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Korçës njofton se dje në hyrje të Republikës së Shqipërisë shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit maqedonas Feta Kadrija, 78 vjeç, banues në Gostivar-Maqedoni.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Lokale Opatija/Kroaci me vendim nr III-K-346/06-45, datë 15.10.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentesh” parashikuar nga neni 311/1/2 i Kodit Penal Kroat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat