Tragjedi në Klinë: Po luanin me armë djali i dajës vret nipin - Bota Sot
Tragjedi në Klinë: Po luanin me armë djali i dajës vret nipin

Kronikë e zezë

E hënë, 19 nëntor 2018

Tragjedi në Klinë: Po luanin me armë djali i dajës vret nipin

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:17
Ilustrim

Sot në orën 10:22 në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës ka humbur jetën një i mitur. Siç mesohet loja është kthyer në tragjedi, kur djali i dajës ka qëlluar nipin (djalin e hallës) me armën e familjes. I mituri është dërguar në spital pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova nga Policia e Kosovës. Ai tha se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale ndërsa viktima është dërguar në spital pa shenja jete. Policia po merret me rastin.

“Mundem me konfirmu një vrasje aksidentale, në orën 10:22. Ne Emergjencën e Mjekësisë Familjare në Klinë, fëmija i mitur ka arritur pa shenja jete”, tha Rugova.

Burimet e mediave njoftojnë se djali i dajës së viktimës (adoleshent në vitin e parë në shkollë të mesme),  duke luajtur me armë zjarri ka qëlluar aksidentalisht viktimën i cili është në klasë të pestë. Mësohet se viktima është nga fshati Berliq i komunës së Deqanit.

Ai ishte me nënën e tij për t’u përshëndetur me dajët pasi që babi i tij po përgatiste letrat për bashkim familjar jashtë Kosovës.

Policia po merret me rastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test