Shkodër, 47-vjeçarja shtyp për vdekje me makinë një kalimtar - Bota Sot
Shkodër, 47-vjeçarja shtyp për vdekje me makinë një kalimtar

Kronikë e zezë

E shtunë, 17 nëntor 2018

Shkodër, 47-vjeçarja shtyp për vdekje me makinë një kalimtar

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 08:29
Ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Viktima nuk është identifikuar ende. Shoferja e mjetit ishte një shtetase kosovare.

Policia e Shkodrës dha detaje:

Më datë 11.02.2018 rreth orës 22:30 në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, mjeti tip Skoda me targë KS 01­168 KR ka përplasur një shtetas, këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesja e mjetit, shtetasja L. M. 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test