Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje në fshatin Sinë të Istogut është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, përcjellë “Bota sot”.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /BS