Kishin vjedhur 530 mln dollarë! Policia arreston hackerin nga Fieri, i kërkuar nga SHBA

Kronikë e zezë

Kishin vjedhur 530 mln dollarë! Policia arreston hackerin nga Fieri, i kërkuar nga SHBA

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:47
ilustrim

I kërkuar nga drejtësia amerikane, këtë të hënë policia e shtetit ka vënë në pranga një shqiptar të moshës 25 vjeçare, i vënë nën akuzë për krime kibernetike në SHBA.

Aldo Ymeraj i lindur dhe banues në Fier ishte pjesë e një organizate kriminale dhe shite të dhëna të vjedhura kartash krediti në internet, duke i shkaktuar dëme të mëdha konsumatorëve. 

Humbja në total e kryer nga kjo organizatë “hacker-ash” shkonte në shifra marramendëse prej 530 milionë dollarësh. 

36 persona janë ndaluar si pjesëtarë të kësaj organizate teksa grupi quhej “Infraud” dhe ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat