Aksident i rëndë në Durrës, makina përmbyset në autostradë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Durrës, makina përmbyset në autostradë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 09:31
Pamje nga aksidenti

Një persona ka mbetur i plagosur nga një aksident i ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në autostradën Durrës-Tiranë në afërsi të Sukthit.

Nga fotot e publikuar nga Balkanweb, duke makina që është kthyer përmbys në rrugë, ndërsa ka mbetur i plagosur shoferi i makinës.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësi tej normave të lejuara, megjithatë do të jetë policia që do të përcaktojë shkaqet e sakta të aksidentit.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po mundohet të normalizojë trafikun. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat