Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë shtetas të huaj të cilët kanë hyrë ilegalisht në Kosovë. Ndalimi i tyre është bërë në qytetin e Ferizajit.
Njësia policore në vend të ngjarjes ka identifikuar dhe njëherit ndaluar gjashtë shtetas të huaj të cilët dyshohet se në Kosovë kanë hyrë në mënyrë ilegale.
Viktimat e kontrabandimit janë dërguar në qendrën për azilkërkues dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.