I dogjën makinën, biznesmeni nga Vlora: Autorin do ta kemë mik dhe do ta shpërblejë 10-fish

Kronikë e zezë

I dogjën makinën, biznesmeni nga Vlora: Autorin do ta kemë mik dhe do ta shpërblejë 10-fish

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 13:55
Makina

Një ditë më parë i dogjën makinë, por ditën e sotme biznesmeni nga Vlora, Eduard Alikaj ka një lutje për autorin.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, ai shkruan se nëse autori do të tregojnë porositësit për djegien e makinës së tij, do ta shpërblejë 10-fish.

Madje ai e çon me tej ofertën për autorët, duke thënë se edhe do ta ketë mik.

Reagimi i tij në ‘Facebook’:

Kisha vendosur ta ndèrroja.

Tani mè duhet ta ri-bèj sepse jo vetèm u dogj pèr mua, por edhe mè tregoi se deri tek ajo mund tè afrohen.

Pèr afeksion do ta mbaj.

Shyqyr Zoti pati dèshmimtar qè vèmendjen ua tèrhoqi çakmaku qè ndezi benzinèn. Policia e Zjarrèfikèsit ndèrhyn me shpejtèsi duke kufizuar edhe dèmet. Herèt a vonè do dali si e qysh?!

Po njè apel kam pèr atè fukara qè hodhi benzinèn. Pèr atè qè pèr pak shpèrblim, èshtè shfrytèzuar nga tè tjerè.

Gjej mènyrèn, e mè bèj tè ditur kush….(?!)

10-fish do shpèrblehesh e mik do tè kem.

Çfarèdo do mè thuash do vdesi me mua.

Mos ngurro!!!

Ditën e djeshme biznesmenit në Vlorë, i dogjën makinën, ndërsa dy vite më parë ai është arrestuar nga policia pasi ka pasur një konflikt me thika me punonjësit e parkimeve në Vlorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat