E çon në servis, beratasit i shpërthen makina në flakë

Kronikë e zezë

E çon në servis, beratasit i shpërthen makina në flakë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 14:58
ilustrim

Një makinë është djegur plotësisht në lagjen 30 Vjetori pranë Stadiumit të Ri në Berat.

Policia pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se mjeti me targa AA472AE në pronësi të H.V, 57 vjeç, ka qenë në një servis automjetesh pasi ka pasur probleme teknike.

Gjatë kontrollit, mjeti ka marrë flakë dhe është spostuar nga drejtuesi dhe mekanikët në një vend më të sigurt, për të mos shkaktuar probleme për komunitetin.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Blutë e Beratit bëjnë me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat