Shpërthim eksplozivi në Shkodër

Kronikë e zezë

Shpërthim eksplozivi në Shkodër

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 09:01
Ilustrim

Një shpërthim eksplozivi që ishte vendosur pranë një garazhi, pronë e shtetasit me iniciale D.K., ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse dyshohet të jetë e llojit tritol dhe sipas ekspertëve ka qenë në sasi të vogël, shkruan Top Channel.

Policia ka intervistuar familjarët ku ka ndodhur shpërthimi për të mësuar ndonjë detaj në lidhje me motivet apo autorët, por për momentin ngjarja është e pazbardhur.

Gjithashtu, agjentët e policisë kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së disa bizneseve aty pranë, që mendohet se mund të japin informacion në lidhje me autorët e lëvizjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat