Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Mitrovica

Kronikë e zezë

Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Mitrovica

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:28
ilustrim

Policia Kufitare e Kukësit bën me dije se ka vënë në pranga ditën e djeshme një shtetas kosovar, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se në pranga është vënë Arijan P., 26 vjeç, lindur në Gmunden Austri dhe banues në Mitrovicë.

26-vjeçari ka tentuar që të hyjë në hyrje të PPK.Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi me status" Arrest", lëshuar më datë 03.01.2018 nga NCB Vienna Austri, për veprën penale "Trafik të lëndëve narkotike".

Lidhur me këtë arrestim, policia e Kukësit sqaron se materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat