U kap me 11 kg heroinë në Durrës, lihet në burg shoferi i kamionit

Kronikë e zezë

U kap me 11 kg heroinë në Durrës, lihet në burg shoferi i kamionit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:43
ilustrim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme masën ‘arrest me burg’ për shoferin e kamionit që u arrestua pak ditë më parë në Durrës me 11 kg heroinë.

63-vjeçari Bujar Shazivari u arrestua, pasi gjatë kontrollit në portin e Durrësit, në kamionin e tij, policia mund të zbulonte një sasinë e heroinës, e cila ishte fshehur kabinën e kamionit.

Deklarata e policisë

Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.

Sekuestrohen rreth 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Gjetja e lëndës narkotike gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare.

Kontrolli i imtësishëm mbi bazën e informacioneve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me DVP.Durrës dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese.

Me datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionave rezultoi se:

Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.

Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat