Policia e Vlorës arreston Habilajn - Bota Sot
Policia e Vlorës arreston Habilajn

Kronikë e zezë

E premte, 16 nëntor 2018

Policia e Vlorës arreston Habilajn

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 15:10
Ilustrim

Policia Kufitare e Vlorës ka vënë në pranga ditën e sotme një 46-vjeçar, pasi ka tentuar të ndihmojë të kalojë kufirin një person.

Siç bëhet e ditur në pranga është vënë Hetnor Habilaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Blutë sqarojnë se ai është arrestuar pasi në portin e Vlorës ka tentuar të ndihmojë A.F., të kalojë në mënyrë të paligjshme Kufirin Shqiptar.

I arrestuari Hetnor Habilaj e kishte fshehur A.F., brenda krevatit të kabinës së kamionit të cilin drejtonte.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lire për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, ndaj A.F., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test