Humb jetën gruaja, vetëhelmohet me fostoksinë

Kronikë e zezë

Humb jetën gruaja, vetëhelmohet me fostoksinë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:32
Ilustrim

Një 54-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në spital, pasi ka konsumuar fostoksinë.

Zyrtarisht, policia njofton se 54-vjeçarja L.C. është vetëhelmuar me fostoksinë në banesën ku jetonte në Manati të Lezhës. Gruaja është transportuar fillimisht në spitalin Rajonal, ku mjekët vlerësuan se gjendja e saj ishte e rëndë dhe urdhëruan që të transportohej drejt Tiranës.

Në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet, pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, gruaja ka ndërruar jetë.

Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, njofton Policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat