Rikthehen maskat më armë, grabisin pronarin në Patok, ja shuma që i morën

Kronikë e zezë

Rikthehen maskat më armë, grabisin pronarin në Patok, ja shuma që i morën

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:47
Patok

Rikthehen frikshëm grabitjet me maska.

Një ngjarje e  rendë ka ndodhur në Patok të Kurbinit kur dy persona të armatosur kanë grabitur pronarin e një biznesi.

Të maskuar dhe të armatosur, dy grabitësit kanë sulmuar afro mesnatës një tregtar në Patok të Kurbinit.

Seit Sinani ka qenë duke mbyllur lokalin e tij në Lagunë, kur grabitësi i drejtuan armën.

Pronari i lokalit është detyruar t’u japë autorëve 5 milionë lekë të vjetra, aq sa dhe kishte në lokal.

Më pas sipas dëshmisë së Sinanit, grabitësit u larguan me makinë.

Policia ka shoqëruar disa persona, banorë të zonës, por pa arritur të vërë në pranga autorët e vërtetë të ngjarjes së rendë që ka sjellë frikë edhe tek pronarët e bizneseve të tjera të zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat