Shkatërrohet banda e hajdutëve në Durrës

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda e hajdutëve në Durrës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 14:15
Durrës

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e  Tiranës kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që kryenin vjedhje banesash në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe qytete të tjera.

Siç bëhet e ditur në pranga janë vënë Ervis Berisha 35 vjeç, si dhe Fatjon Loca 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Po ashtu, lidhur me këtë operacion, policia bën me dije se ka bërë shpalljen në kërkim edhe të një 30-vjeçari me iniciale A. S.

Të tre peronat në fjalë, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në zonën e Shkëmbit të Kavajës, lagja Nr.13, Golemit, Kavajës dhe Përmetit.

Policia thotë se nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se të arrestuarit janë autorë të 7 vjedhjeve.

Vjedhjet e kryera:

1.Më datë 03.01.2018 gjatës natës, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit Sh.K. ku kanë marrë paketa cigare të markave të ndryshme.

2. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës, dyshohet se kanë   vjedhur me thyerje banesën  e shtetasit I.B. ku kanë vjedhur oriendi shtëpiake dhe një sasi parash.

3. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.B. ku kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.

4. Më datë 16.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.B. ku i kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.

Në ngarkim të Fatjon Loci, nga veprimet hetimore të kryera nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Kavajë është dokumentuar se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 16.12.2017 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit R. Z., ne Qerret, ku ka marrë një televizor plazma dhe një biçikletë.

2. Më datë 16.01.2018 dyshohet se ka vjedhur  banesën e shtetasit I. K., në Kavajë ku ka marrë një televizor plazma.

3. Më datë 30.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. L.,  në Golem  ku ka marrë një televizor plazma.

Po kështu në bashkëpunim me Strukturat e Policisë së Komisariatit Përmet  u bë e mundur dokumentimi i vjedhjes së një sasie prej 170.000 lekë dhe 350  € që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në një hotel në qytetin e Përmetit me datë 15.12.2017.

Nga kontrolli i banesave të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një mjet tip Opel që përdorej për transportimin e sendeve  të vjedhura  në banesa; një sasi parash; disa nga orienditë shtëpiake  të vjedhura si dhe mjetet që përdornin për kryerjen e vjedhjeve si: leva , kacavida, çelësa, litarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat