Plagoset me thikë në bark 53-vjeçari nga Fieri, mister ngjarja

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë në bark 53-vjeçari nga Fieri, mister ngjarja

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Një 53-vjeçar nga Fieri ka mbetur i plagosur ditën e sotme.

Policia e Fierit, në një njoftim të shkurtër për mediat, thotë se 53-vjeçari është dërguar në spital nga familjarët, i plagosur me thikë në bark.

P.Xh ndodhet në sallën e kirurgjisë nën kujdesin e personelit mjekësor, ndërsa blutë e Fierit ende nuk kanë të dhëna sesi ka ndodhur ngjarja.

Ndërsa, në fund të njoftimit, policia thotë se grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat