Atentat për vrasje në qendër të Drenasit

Kronikë e zezë

Atentat për vrasje në qendër të Drenasit

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 17:34
Drenas

Gjashtë persona kanë marrë plagë- pesë nga armët e zjarrit e një nga mjetet e forta- gjatë një përleshjeje që ka ndodhur rreth orës 16:30 në Drenas.

Policia e Kosovës e konfirmoi rastin.

Incidenti ka ndodhur në qendër të qytetit të Drenasit.

Image

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Agron Borovci, 6 persona të plagosur të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Me datë 17.02.2018, rreth orës 16:30, nga qendra emergjente në Drenas, policia ka marrë informacionin se pesë persona të plagosur nga arma e zjarrit dhe një tjetër i lënduar nga mjete të forta kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme operative dhe hetimore. Aktualisht policia është duke hetuar rrethanat që kane sjellë deri tek kjo ngjarje dhe po punon për zbardhjen e motiveve të sajë. Te plagosurit janë transferuar për në QKUK – Prishtine”, tha Borovci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat