28-vjeçari me makinë luksoze sfidon policinë në mesnatë

Kronikë e zezë

28-vjeçari me makinë luksoze sfidon policinë në mesnatë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 08:51
Policia njofton se një 28 vjeçar është arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme lëvizte me shpejtësi te larte në zonë të banuar ne mes te Tiranës.

Ndalimet pothuajse të përditshme nga policia rrugore për ata drejtues mjetesh që ecin me shpejtësi tej normave të lejuara mesa duket ende nuk janë bërë shembull për të tjerët.

Policia njofton se një 28 vjeçar është arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme lëvizte me shpejtësi te larte në zonë të banuar ne mes te Tiranës.

“Ne rrugën e Kavajës ne qendër shume te banuar ku shpejtësia e lejueshme është 40 km/ore, drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi O.K 28 vjeç qarkullonte me mjetin luksoz te tij me shpejtësi 114 km/ore”.

Postimi ne faqen e policisë se shtetit:

Vijon punën Policia Rrugore e Tiranës me Drager e Radar. Jo per te gjurmuar ku te kap ndonje drejtues mjeti ne shkelje por per te parandaluar aksidentet rrugore, me qellimin e vetem rritjen e parametrave te sigurise se jetes ne rruge.

Ne rrugen e Kavajes ne qender shume te banuar ku shpejtesia e lejueshme eshte 40 km/ore, drejtuesi i mjetit tip benz shtetasi O.K 28 vjeç qarkullonte me mjetin luksoz te tij me shpejtesi 114 km/ore.

Drejtuesit te mjetit ju terhoq Leja e Drejtimit per te dale ne OASH per shpejtesi tej normave te lejuara.

Kjo shpejtesi eshte rrezik potencial per jeten e tij dhe perforuesit e tjere te rruges.

Qarkulloni sipas normave te lejuara se jeta nuk riparohet ne rast se e vret.

Me Policine Rrugore te Tiranes ne çdo rruge e lagje te Tiranes .

Me Drager per te evidentuar e ndeshkuar ata drejtues mjetesh qe drejtojne mjetin nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur.

0.42 mg/l deri ne 0.45 mg/l . Drejtuesit te mjetit X6 ju terhoq Leja e Drejtimit per te dale ne OASH.

Drejtimi i mjetit nen efektet e alkoolit apo ne gjendje te dehur eshte rrezik per jeten e drejtuesit te automjetit, te atyre qe udhetojne me ta si dhe per perdoruesit e tjere te rruges.

Drejtues mjetesh: Alkooli vret. Ne rast konsumi alkooli mos drejtoni mjetin tuaj por perdoni mjetet e transportit publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat