Policia jep detaje për gjashtë të plagosurit në Drenas

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për gjashtë të plagosurit në Drenas

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Drenas kanë mbetur të plagosur gjashtë persona. Policia ka njoftuar se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme. Mosmarrëveshja ka ndodhur ndërmjet shtatë personave, ku njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri duke lënë të lënduar gjashtë të tjerët.

Të njëjtët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.

“Gllogoc, më  17.02.2018-16:20. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që dyshohet se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme janë përfshirë në rrahje. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gjashtë (6) të dyshuarve tjerë dhe për pasojë lëndime kanë pësuar të gjithë (7) të dyshuarit, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha policia.

Pas marrjes së informacionit njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Glock-17, cal-9x21, një fishekë dhe pesë gëzhoja të kalibrit të njëjtë, një shufër metalike dhe një shkop druri, ndërsa është sekuestruar edhe një veturë e cila dyshohet të jetë e përshirë në rast.

Me vendim të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit që ka shtënë me armë, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor, tre (3) prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse katër (4)  kanë vazhduar tretmanin mjekësor”, njoftoi policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat