Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Greqi, transportonte emigrantë

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Greqi, transportonte emigrantë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:04
Ilustrim

Policia greke në rajonin e Dojranit, ka arrestuar një shtetas 55-vjeçar të Maqedonisë, sepse në rimorkion e kamionit të tij janë gjetur 11 emigrantë ilegalë, të cilët duhej ilegalisht t’i nxjerrë nga Greqia.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, nga hetimi i policisë ka dalë se emigrantët në Greqi kanë hyrë përmes vendkalimit ilegal të kufirit greko-turk.

Kamioni është sekuestruar, ndërsa shtetasi i arrestuar i Maqedonisë do të nxirret para prokurorit publik në Kukush, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat