Aksidenti tragjik, humb jetën babai me dy fëmijët e tij

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik, humb jetën babai me dy fëmijët e tij

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:51
Ilustrim

(E plotësuar) - Tre anëtarë të së njëjtes familje dhe katër të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës në rrugën Shkodër-Velipojë.

Policia njofton se rreth orës 18:00, në afërsi të zonës së plazhit të Velipojës dy automjete, një tip Alfa Romeo, ku udhëtonte 40-vjeçari Edmond Preka me familjen e tij, gruan dhe 3 fëmijët është përplasur me një makinë fuoristradë.

Për pasojë, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë djali 9-muajsh i Edmond Prekës, vajza e tij 10-vjeçare, si dhe është plagosur rëndë bashkëshortja dhe vajza tjetër e çiftit.

Ndërkohë, në mjetin fouristradë udhëtonin dy persona. Policia raporton se edhe ata të dy kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.

**************************

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në aksident janë përfshirë dy makina, dhe menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse,për tu ardhur në ndihmë personave të mbetur në automjete.

Ndërkohë që raportohet edhe për persona të tjerë të lënduar. Sipas burimeve janë gjashtë persona të plagosur.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të shkakut të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat