Sekuestrohen dy armë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë në Mitrovicë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 22:07
Foto-ilustrim

Në orët e pasdites së sotme, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Selace të Mitrovicës.

Bazuar në informacionin e pranuar, Policia ka arritur që në zënën e fshatit të lokalizojë vendin ku ishin dëgjuar të shtënat.

“Me këtë rast Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar, tek i cili kanë sekuestruar dy armë:  një pushke automatike dhe një pushke gjuetie”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat