Tetovë, kallëzime penale për katër persona për vjedhje të rënda - Bota Sot
Tetovë, kallëzime penale për katër persona për vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Tetovë, kallëzime penale për katër persona për vjedhje të rënda

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:58
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka arritur që të zbardhë 14 raste të veprës penale “vjedhje e rëndë”, si edhe një vepër penale “tentimvjedhje e rëndë”.

Të gjitha këto raste kanë ndodhur në nëntë kisha ortodokse dhe në pesë shtëpi, në periudhën janar-shkurt të këtij viti.

Të dyshuar janë dy të mitur, Z.A (16) dhe N.R (16), si edhe A.A (18). Ata kanë kryer vjedhje në kishat në Falishtë, Radiovcë, Tudencë dhe në disa kisha në Tetovë, ku kanë përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 500 euro, dhe dy ikona të vogla.

Tre të lartëpërmendurit kanë bashkëpunuar me personin M.A (17) në vjedhjen e pesë shtëpive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test