Një tentative grabitje ka ndodhur dje në rrugën “Ali Pashë Gucia”.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin arkën e një kishe katolike në kryeqytet.
Sapo u njoftuan për ngjarjen, forcat policore mbërritën në vendin e ngjarjes ndërsa po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 18.02.2018, në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’, kanë tentuar të vjedhin me thyerje, arkën e një kishë katolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.