Dëshmia tronditëse, 9-vjeçarja tregon si prostituohej nga prindërit: Bënim seks edhe me mamin

Kronikë e zezë

Dëshmia tronditëse, 9-vjeçarja tregon si prostituohej nga prindërit: Bënim seks edhe me mamin

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:20
Ilustrim

Ka tronditur jo pak dëshmia rrëqethëse e një vajze të mitur 9-vjeçare e cila shfrytëzohej si prostitutë nga prindërit e saj të cilët janë arrestuar nga policia.

Ngjarja tronditëse raportohet nga Palermo. Historia nis në verën e vitit 2017 kur policia pa në bordin e një makine një burrë plak në shoqërinë e një vajze rreth 10 vjeç.

Nisën menjëherë hetimet, të cilat zbuluan të vërtetën se të paktën dy persona, një 61-vjeçar dhe një pensionist 78-vjeçar kishin kryer raporte seksuale me pagesë me vajzën.

Të gjithë këtë e menaxhonte mamaja e vajzës e cila garantonte edhe fitimet, kundrejt shumave 5 dhe 25 euro.

Në disa raste, siç shkruan TGCOM, edhe e ëma ishte pjesë e raporteve seksuale në sy të vajzës.

Në arrest shtëpie ka përfunduar babai i vajzës i cili ishte në dijeni të abuzimeve por nuk kishte treguar gjë për këtë histori rrëqethëse.

Rrëfimi i vajzës së mitur:

“Jetoj me mamin dhe babin. Babi kishte rënë dakord me një mikun e tij që na priste në makinë jashtë shtëpisë. Fillimisht ndihmoi babin, pastaj u shtri në makinë. Atë ditë unë isha në makinë me të, pastaj zbritëm. Në një moment kur babi im ishte jashtë makinës ai më uli pantallonat…nuk ishte hera e parë. Kishte ndodhur disa herë dhe në të gjitha rastet më jepte para. Disa herë kam qenë edhe me mamin”, deklaroi e mitura në polici.

“Unë nuk doja të kisha marrëdhënie me të, por ai ngulte këmbë. Pastaj kur ikte na jepte para. Mi jepte në dorë mua sepse thoshte që më donte shumë. Më jepte 5 euro nëse i jepja një puthje, 25 nëse i bëja diçka më shumë. Kjo ka ndodhur para se të mbushja 10 vjeç”, tha vajza.

Rrëfimi për klientin e dytë:

“Edhe ai mi jepte mua paratë. Më jepte 30 euro. Kur mendoj për këto gjëra ndjehem shumë e trishtuar. Unë i thosha mamit tim se këto gjëra nuk më pëlqenin. Nuk e di se si e bëja, por megjithatë nuk jam e mërzitur me mamanë, pasi ajo s’më ka bërë asnjëherë asgjë të keqe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat