Reshjet e shiut nuk kanë të ndalur, këto janë temperaturat për momentin në vend

Kronikë e zezë

Reshjet e shiut nuk kanë të ndalur, këto janë temperaturat për momentin në vend

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 23:37
ilustrim

Një incident i rëndë ka ndodhur në datën 17.02.2018 brenda territorit të ish-stadiumit “Qemal Stafa”, që tashmë pas përfundimit të punimeve do të quhet Arena Kombëtare.

Gjatë transportit të një materiali të gjatë rreth 20 metra me peshë të konsiderueshme, kavoja që e mbante të lidhur pas vinçit këputet dhe materiali i rëndë bie mbi makinën transportuese.

Nëpërmjet pamjeve te siguruara nga redaksia jonë, duket se impakti ka qenë mjaft i madh si pasojë edhe e peshës së rëndë. Për fat të mirë shoferi i kamionit mbi të cilin ra materiali, ka shpëtuar me dëmtime të lehta për fije, ndërkaq mësohet se mjeti ka dëmtuar shasinë. Vetëm pak metra do të mjaftonin që materiali të binte mbi kabinën e kamionit dhe të zinte brenda shoferin e gjorë.

Denoncuesit që kanë dërguar materialin shprehen mjaft të shqetësuar në lidhje me sigurinë në punë. Ndërkaq nuk dihet nëse Inspektorati i Punës është njoftuar në lidhje me incidentin.

Në vijim denoncimi i plotë: 

Siguria ne  pune 50% me 50% vtm deme materiale Postojeni ju lutem ta marin vesh njerzit sa te sigurte jemi ne ne pune dhe sa vlen jeta e tyre. Me paga qesharake. Pati deme materiale dhe shoferi pati vetem demtime te lehta brenda ne kabine nga forca e renjes se kaprikates. Ato jane vendosur tek tribuna. Peshen nuk ja di por di qe jan mbi 20 metra te gjat. Dhe qe trajleri ndodhet akoma aty per shkak se nuk mbyllet pasi ka demtuar shasine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat