Policia e Pejës jep detaje për aksidentin ku kanë vdekur tri femra

Kronikë e zezë

Policia e Pejës jep detaje për aksidentin ku kanë vdekur tri femra

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 09:02
QKUK

(E plotësuar) - Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Istog-Pejë, gjegjësisht në fshatin Baicë, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e tre personave dhe lëndimin e katër të tjerëve.

Sipas Policisë në  këtë aksident ishin të përfshira dy automjete të tipit BMW dhe VOLVO me targa të regjistrimit vendor.

“Viktima të këtij aksidenti janë 3 shtetase të Kosovës, dy prej të cilave kanë humbur jetën në vend të ngjarjes, kurse viktima e tretë ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime edhe katër persona shtetas të Kosovës, të cilët nga vendi i ngjarjes janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor, ndërsa një nga të lënduarit është dërguar në QKUK-Prishtinë, meqë e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës BMW ishte duke qarkulluar nga Istogu në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Baicë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë për një moment humb kontrollin mbi automjet dhe godet veturën VOLVO në pjesën ballore i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë- Istog.

Tragjike, vdesin tri femra në një aksident në Istog

Policia raporton se mbrëmë në orën 23:00 në fshatin Baicë të Istogut ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile.

Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, aksidentohet me veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë të dy ngasësit dhe pesë pasagjerë.

Viktimat fillimisht dërgohen ne Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar konstatohet se dy viktima femra  janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë femër ndërron jetë në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u lirohen familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat