Një zjarr ka shpërthyer në rrugën “Brigada 123” në Prizren, dje në ora 10:00. Policia raporton se përveç dëmeve material nuk ka lëndime në njerëz.
“Në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një banesë, pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin policor 24 orësh./BS