Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 42-vjeçari

Kronikë e zezë

Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 42-vjeçari

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:09
Ilustrim

Në datë 20.02.2018, ora 11:45, në fshatin Fier i Ri, Lushnje, shtetasi Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin A.S, 42 vjeç, banues në Krutje, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes shtetasi A.S ka ndërruar jetë.

U shoqërua në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Serjan Arapi dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat