Policia ndjek trafikantin shqiptar të drogës, kur më në fund e ndalon surprizohet nga të qarat!

Kronikë e zezë

Policia ndjek trafikantin shqiptar të drogës, kur më në fund e ndalon surprizohet nga të qarat!

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:43
Ilustrim

Policia italianë ka ndaluar këtë të martë një shtetas shqiptar, fill pas një ndjekje që ka zgjatur disa minuta.

Ngjarja ka ndodhur në Raguza. Në momentin e ndalimit të shqiptarit që shiste kokainë, policia është habitur kur ka dëgjuar të qara.

Me t’u afruar në makinë dhe me arrestimin e trafikantit 24 vjeçar, oficerët kanë gjetur në sediljen e pasme një vajzë të moshës  vjeçare. Vogëlushja ishte e bija e një prej të afërmve të 24 vjeçarit të arrestuar dhe kishte marrë makinën e kushëririt të tij për t’i bërë një xhiro vogëlushes.

Policia i ka sekuestruar të riut një sasi prej 30 gramë kokaine dhe rreth 350 euro. Në shtëpinë e të riut janë gjetur gjithashtu disa gramë të tjera kokaine, ndërsa vajza e mitur i është dorëzuar të atit, i cili pohoi se nuk kishte dijeni për aktivitetin kriminal të të afërmit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat