E kapin me drogë, një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

E kapin me drogë, një muaj paraburgim

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 14:14
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit Z.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Z.K. më 19.11.2017, në rrugën “B”, lagjja “Mati 1” është ndaluar nga policia dhe pas kontrollimit në trup i janë gjetur dy paketime të vogla të gatshme për shitje, me peshë prej një gram kokainë, ndërsa me rastin e bastisjes në banesën e tij në Prishtinë, janë gjetur 8 paketime me kokainë me peshë 4 gramë.

Po ashtu, në orenditë e kuzhinës të mbështjella në një qese kanë gjetur 19.8 gramë.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e  Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat