Në vendlindjen e kryeministrit Haradinaj, konfiskohen sasi e madhe e armëve

Kronikë e zezë

Në vendlindjen e kryeministrit Haradinaj, konfiskohen sasi e madhe e armëve

Nga: D.RR Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:08
Ilustrim

Sot në fshatin Gllogjan të Pejës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në bashkëpunim me njësit hetuese dhe qytetarët e Pejës, ku kanë arritur t'i arrestojnë gjashtë persona, dhe kanë konfiskuar një sasi të mëdha armësh, mes tyre armë të kalibrit të lartë.

Fillimisht janë arrestuar dy persona që dyshohen se kanë kryer vepren penale, "vjedhje të pyllit", e pas arrestimit të tyre nga hetuesit, gjatë intervistimit ata kanë pranuar veprën e kryer, por kanë njoftuar hetuesit se në rrugën e fshatit Kosuriq ishin ndaluar dhe kanosur me armë nga shtetasit P. K. dhe P. U. Hetuesit kanë realizuar dy bastisje dhe kontrolle në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të dy të cekurve më lart.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga Policia janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë automatike AK-47, 1 karikator, 10 copë fishekë të kalibrit 7.62X39mm, si dhe dhjetë (10) copë fishekë kalibri 7.35mm, 1 pushkë gjuetie prodhimi turk, nëntëdhjetë e tre (93) copë armë kalibri 12 mm, 1 pistoletë CZ prodhim YU, dy (2) karikatorë dhe nëntë (9) copë fishekë të kalibrit 7.65mm si dhe 1 armë automatike AK-47 prodhim kinez, një karikator dhe 26 copë fishekë të kalibrit 7.62X39mm.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë e Kosovës, pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat