“Shyqyr që shpëtova kokën”! 6 makinave u çahen gomat në autostradën Tiranë-Durrës

Kronikë e zezë

“Shyqyr që shpëtova kokën”! 6 makinave u çahen gomat në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 08:30
Ilustrim

Vetëm pak ditë më parë u trajtua problematika e dëmtimit në masë të madhe të asfaltit në autostradën Tiranë-Durrës, përgjatë gjithë gjatësisë së saj dhe në të dy senset e lëvizjes.

Gropat e shumta të krijuara dhe arnimet e bëra në vite të ndryshme në jo pak raste bëhen burim aksidenti, apo shkatërrojnë automjetet që e përshkojnë atë çdo ditë.

Mbrëmjen e djeshme në redaksinë e “DurrësLajm”, një qytetar ka dërguar një video, ku duken qartë 6 automjete, të cilave u janë çarë gomat.

“Shyqyr që shpëtova kokën!”, shkruan qytetari, që dërgoi videon.

Gjendja e krijuar është alarmante në këtë segment rrugor që përballet çdo ditë me një fluks të madh lëvizjeje në çdo orë të ditës.

Autoritetet mjaftohen me ndonjë arnim të pjesshëm, ndërkohë që qytetarët rrezikojnë jetën çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat