Dy persona janë arrestuar në Prizren dhe tre në Mitrovicën e Jugut meqë atyre pas kontrollit policor u janë gjetur në posedim armë zjarri pa leje
Në dy raste të ndara, pesë persona janë prangosur nga Policia e Kosovës pasi atyre u janë gjetur në posedim armë zjarri për të cilat nuk kanë pasu leje.
Dy nga ta janë arrestuar në Prizren, ndërsa tre të tjerë në Mitrovicën e Jugut dhe me vendim të prokurorit që të gjithë janë dërguar në mbajtje.