Gjakovë, dy femra dhe një mashkull arrestohen për prostitucion

Kronikë e zezë

Gjakovë, dy femra dhe një mashkull arrestohen për prostitucion

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:04
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre qytetarë shtetas të Kosovës, për marrje me prostitucion.

Sipas njoftimit të policisë në mesin e ta arrestuarave janë dy femra dhe një mashkull.

Arrestimi i tyre është bërë në Gjakovë.

“Janë arrestuar dy femra dhe një mashkull K/Shqiptar-e, pasi që të njëjtit janë marrë me prostitucion. Si prova materiale janë konfiskuar tre celular”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje, ndërsa  dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat