Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Turqi, dy shqiptarë në pranga, njëri prej tyre nga Kosova

Kronikë e zezë

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Turqi, dy shqiptarë në pranga, njëri prej tyre nga Kosova

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 18:24
ilustrim

Si rezultat i një operacioni anti-drogë në Stamboll janë sekuestruar 200 kg kanabis e tipit skunk dhe janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe personi tjetër shtetas i Kosovës.

Ekipet e drejtorisë për luftën kundër drogës nisën një operacion pasi morën informacione se një rrjet i drogës ishte përgatitur të shpërndante në vend një sasi të madhe të lëndës narkotike të sjellë nga jashtë vendit.

Gjatë operacionit, në rajonin Küçükçekmece janë arrestuar personat me inicialet D.R. shtetas i Kosovës, dhe J.A, shtetas i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat