“Pamë tmerr me sy”, dëshmitë pas aksidentit me dy viktima në autostradë

Kronikë e zezë

“Pamë tmerr me sy”, dëshmitë pas aksidentit me dy viktima në autostradë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 08:24
Pamje nga aksidenti

Një aksiden i rëndët me pasojë vdekjen e dy personave ndodhi të mërkurën vonë në Maminas.

Një taksi përfundoi në një pikë karburanti, pasi u përplas nga një mjet i  tip-it “Mercedez Benz”.

Një dëshmitar ka rrëfyer për JOQ.al momentet e tmerrit, ndërsa shton se nuk dihet ku ka përfunduar Benzi.

Dëshmitari shprehet:

Taksia përfundoi në karburant. Benzi i ra shumë fort nga brenda, po nuk e dimë se ku ka përfunduar. Taksisti ndërroi jetë në vend, ndërsa vajza që ishte pasagjere ngeli shumë kohë brenda.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat