Prisnin dru pa leje në pyll, procedohen penalisht dy shtetas

Kronikë e zezë

Prisnin dru pa leje në pyll, procedohen penalisht dy shtetas

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:09
Ilustrim

Dy person po procedohen penalisht nga policia e Grmashit pas sekuestrimit të 8.5 metër kub lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Policia ka nisur procedim penal ndaj dy drejtuesve të automjeteve me të cilat po transportoheshin drutë, përkatësisht shtetasit M.N., 51 vjeç dhe S.K., 39 vjeç banues në fshatrat Gjyralë e Trojas Belsh.

"Në fshatin Drizë Gramsh, në rrugë në mjetin tip “Benz” furgon  që drejtohej nga shtetasi M.N u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 metër kub lëndë drusore  dhe në mjetin e shtetasit S.K u gjetën dhe u sekuestruan 3.5 metër kub lëndë drusore  pa dokumentacion përkatës"informoi policia.

 Lënda  drusore dhe automjetet  u  sekuestruan  në   cilësinë  e  provës  materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Prerja  e  paligjshme  e  pyjeve”  parashikuar  nga   neni 205 i  Kodit  Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat