Minat me telekomandë, dy të arrestuarit i prodhonin vetë dhe i shisnin

Kronikë e zezë

Minat me telekomandë, dy të arrestuarit i prodhonin vetë dhe i shisnin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për dy shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, pasi u kapen me mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarr-përcjellës dhe telefona.

Mësohet se dy të pandehurit, Artur Popa dhe Valtor Çala nuk kanë folur gjate seancës gjyqësore. Duke ju referuar provave të paraqitura nga prokuroria, trupi  gjykues e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre duke i lënë në qeli të dy personat e arrestuar.

Nga hetimet rezulton se dy personat i prodhonin vetë minat me telekomandë me qëllim tregtimin në qytete të tjera por edhe jashtë vendit.

Në momentin e ndalimit sipas burimeve dy personat ishin nisur drejt qytetit të Shkodrës, ndërsa ende nuk dihen personat të cilët i kishin porositur tre minat që ju gjeten dy të ndaluarve. Këta të fundit nuk kanë pranuar të flasin para oficereve të policisë, duke mos dhënë asnjë detaj në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se dy të ndaluarit së bashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim nga policia ishin pjese e një grupi të trafikimit të minave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat