Aksidenti në Maminas, grupi i hetimit: 23 vjeçarja s’ka lidhje me personin në kërkim

Kronikë e zezë

Aksidenti në Maminas, grupi i hetimit: 23 vjeçarja s’ka lidhje me personin në kërkim

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 06:16
Ilustrim

Pas aksidentit fatal pak ditë më parë të ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës, në Maminas ku humbi jetën drejtuesi i makinës Bujar Agalliu, banues në Durrës dhe pasagjerja e tij, Elena Abdillari, 23 vjeçe, pasi u përplasën me një tjetër mjet që drejtohej nga Fatjon Zhaporja, policia ka dërguar dosjen në prokurorinë e Durrësit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është klasifikuar si aksidentale dhe se nuk korrespondon që 23-vjeçarja të ketë pasur lidhje me Fatjon Zhaporja.  Dyshohet që Fatjon Zhaporja të ketë qenë me një person tjetër në mjet në momentin kur ka ndodhur përplasja.

Kërkimet për Fatjon Zhaporjen janë përqendruar në zonën e Krujës dhe Laçit po ende nuk ka asnjë rezultat.   Dyshohet se Fatjoni është ndihmuar nga një person i dytë për t'u larguar nga vendi i aksidentit, ku braktisi mjetin e tij.

Ndërkohë Dardan Gjeka, që figuron si pronari i makinës ka dëshmuar se ia ka shitur makinën Fatjon Zhaporjës. 

Elena Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë. Vetëm, për vitin 2017 mësohet se 23 vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port.

Po ashtu mësohet se policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë.

E reja nisej drejt Italisë me traget nga Durrësi dhe kthehej me avion nga Rinasi. 23 vjeçarja kishte tentuar të udhëtonte edhe në 10 janar drejt Italisë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, por sërish e kishin kthyer. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat