Shqiptarët u vetëvranë burgjeve për këtë abuzim, por bashkia e shkel sheshit!!!

Kronikë e zezë

Shqiptarët u vetëvranë burgjeve për këtë abuzim, por bashkia e shkel sheshit!!!

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 22:57
Ilustrim

Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ngurron të sjellë përmes fotove ndryshimin mes kohës së Partisë Demokratike dhe qeverisjes së tij sa i përket ndihmave ekonomike për familjet në nevojë, një qytetar i ka ofruar atij një krahasim më të thjeshtë: Dallimin mes abuzimit me ligjin nga qytetari i thjeshtë që përfundon në burg,, dhe abuzimit flagrant që bën vetë shteti.

Një video i është dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook, nga një qytetar nga Lushnja. Ai ka dëshmuar me video, se si bashkia e Lushnjes shkel hapur ligjin në mes të qytetit, duke furnizuar me energji elektrike një park lojërash të ngritur pranë godinës së institucionit.

“Ortakllek hajnash!!”, shkruan deputeti demokrat, teksa ka postuar të plotë mesazhin denoncues të qytetarit, i cili jep edhe detaje se sa kohë ka që kryhet ky abuzim.

“Në qendër të Lushnjes përballë bashkisë ka 3 muaj që është montuar një park lojërash dhe shihni si furnizohet me energji nga centralina e bashkisë pa u matur në sahat. Por edhe sikur të ishte e matur prapë është në kundërshtim me ligjin dhe qytetari i thjesht futet në burg", - shkruan qytetari i cili thekson t’i ruhet anonimati.

Fotot që kryeministri Edi Rama ka nisur të postojë në Facebook mbrëmjet e fundit, shfaqin abuzimin që bëhej sipas tij me ndihmën ekonomike, ku përfitonin familje që kishin edhe vila si banesë. Nxjerrja nga skema e ndihmës ekonomike të këtyre familjeve, sipas kreut të qeverisë i hapi rrugë dhënies së ndihmës familjeve që vërtetë kanë nevojë. Por ajo që nuk ka llogaritur qeveria, është fakti i thjeshtë, se përtej propagandës, në mëshirë të fatit dhe pa bukën e gojës, kanë mbetur me mijëra familje të varfra, që lëmoshën e ndihmës ekonomike e kishin të vetmen mundësi mbijetese.

Ndërsa për rastin konkret të denoncimit që qytetari ka bërë në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha, mjafton vetëm të kujtojmë se sa shqiptarë të dëshpëruar i dhanë fund jetës në qelitë e burgjeve, ku u arrestuan masivisht për vjedhje të energjisë elektrike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat